.

Video/ ‘Parlamenti si teatër kukullash’ vazhdon përplasja mes Gjylametit dhe Bushatit

 

Vazhdon debati mes deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi kur Bushati ironizoi Parlamentit shqiptar.

‘Edi Rama nuk është politikan idiot. Atij nuk i prishet pushteti se doli nga pallati i Gramozit dhe shkoi tek pallati i Enverit, sepse Pallati i Kongreseve është bërë në kohë e Enverit. Edi Rama grin salladë për 4 vite, në teatrin e kukllave dhe kur vjen dita e zgjedhjeve fut Vangjush Dakon, Avdylaj, Gjiknurin dhe kryen punë. Ai vetëm për një ditë punon dhe pastaj bën gallatë’-tha Bushati.

Aty ndërhyri deputetja Gjylameti ku i tha Bushatit të mos fyej.

Do ju kërkoja most ë fyeni kolegët. Aty është Parlamenti i Shqipërisë dhe jo një teatër klounësh. Nuk mund të fyeni shqiptarët. Nuk bëhen gallata por punë, paçka se ka problem- tha Gjylameti.