.

Jo vetëm derbi i kryeqytetit, “Air Albania Stadium” mirëpret një tjetër sfidë

Jo vetëm derbi i kryeqytetit dhe ekipi Kombëtar, “Air Albania Stadium” hap dyert për një tjetër ndeshje të Superligës. Prej kohësh klubi i Kukësit kishte njoftuar se do të zhvillonte ndeshje në stadiumin e ri kombëtar, tashmë pas marrjes së dritës jeshile nga FSHF, verilindorët kanë zyrtarizuar axhendën për javën e 19-të.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në “Instagram”, klubi i Kukësit ka saktësuar se sfida me Partizanit do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”. Kukësi-Partizani, do të luhet të dielën në impiantin më të ri në Shqipëri.