.

Video/ Deklarata e fortë e Gjylametit në Open: Për Reformën Zgjedhore nuk do të vendosë “Këshilli Politik”

 

Depuetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha në Open në Top Channel se me këtë marrëveshje është në interes të shqiptarëve.

Kush është më e fituar nga kjo marrëveshje?- e pyeti Eni Vasili.

‘Unë nuk mendoj se kjo marrëveshje është për të parë se kush ka fituar apo kush ka humbur. Kjo marrëveshje tregon që po kthehemi tek institucione dhe debai po kthehet tek institucionet siç duhet në demokraci.

Të dyja palët  kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre fillestare’ tha Gjylameti. Deputetja shtoi në Open se Këshilli Politik që u krijua nga marrëveshja e së martës ka një rol konsultativ politik dhe autorizon. Këshilli Politik autorizon.