.

Fabrika e babit të Kryetarit të Bashkisë së Kavajës u përfshi nga zjarri, policia jep detajet


Një fabrikë e prodhimit të dyshekëve, në administrimin e babit të kryetarit socialist të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali është përfshirë nga zjarri në lagjen nr.5.

Ndërsa policia është duke evakuuar banorët e zonës dhe zjarrëfikësja po punon për shuarjen e flakëve, ka ardhur edhe njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen.

Në deklaratën e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 dhe fabrika është nën administrimin e Gjergj Kralit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.