.

‘Edhe Kujtim Gjuzin për reformë e keni’- Bushati përplaset me deputeten e PS-së në Open

 

Vazhdojnë debatet e forta në Open në Top Channel mes panelistëve. Kësaj radhe debati u zhvillua mes deputetes Gjylameti dhe Andi Bushatit.

Andi Bushati po thoshte se nga kjo marrëveshje po fiton Edi Rama.

‘Ju mund të bëni kodin zgjedhor shumë të mirë, ndërkohë Edi Rama ka kapur Gjykatën Kushtetuese, ka gjithë botën kundër për shpifje, ka FMN dhe Bankën Botërore që i thotë boll me konçensione dhe ai prapë vazhdon. Kjo është e njëjta situatë si tek çadra e 2017-tës. Ç’na duhet kodi,është si debat për seksin engjejve ,ai po bën namin, ne kapëm kodin’- i tha Bushati-Gjatës.

Në atë momente ndërhyri deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti e cila i përmendi Bushatit Reformën Zgjedhore.

Reforma Zgjedhore nuk është e kapur zoti Bushati- tha Gjylameti.

Edhe Kujtim Gjyzin për reformë e keni- iu kundërpërgjigj deputetja.

Kujtim Gjuzi nuk është nga listat e Partisë Socialiste- vijoi Gjylameti.

Po, është nga listat e këtyre- vazhdoi më tej Bushati.