.

Çili në Open: Me marrëveshjen PS- PD ka fituar interesi publik

 

Henri Çili mendon se me marrëveshjen që u bë të martën ka fituar interesi publik. Kështu u shpreh ai në Open në Top Channel teksa po diskutohet për marrëveshjen e së martës.

‘Me marrëveshjen mes palëve ka fituar interesi publik. Sa herë ka pasur marrëveshje mes dy partive të mëdha situata ekonomike dhe shoqërore ka shkuar  më mirë në vend’- tha Çili.

Po kishte shenja për këtë marrëveshje?- e pyeti Eni Vasili.

‘Po, kishte shenja që nga vjeshta. Kishte ndalimin e protestave, zbutjen e qëndrimeve, përafrimi në rastin e fatkeqësisë natyrore’- tha Çili.