.

Bushati në Open: Opozita nuk kishte këllqe të vazhdonte aksionin

 

Me marrëveshjen që u bëtë martën ka fituar Edi Rama dhe madje ka fituar shumë lehtë. Kështu u shpreh opinionisti Andi Bushati. Ai në Open në Top Channel tha se nuk mendonte se do të fitonte kaq kollaj Edi Rama.

‘ Me këtë marrëveshje fiton Edi Rama, madje ishte surprizë për mua se sa lehtë fitoi mazhoranca. Kjo opozitë ka 1 vit që na mbush mendjen që jetojmë në një regjim, që ka krminel në parlament, që qeveria vjedh me disa oligarkë, që presidenti është në procedurë shkarkimi. Pas të gjithëkëtyre shkon dhe bën marrëveshjen’- tha Bushati.

‘Edi Rama këtë thotë. Hajde ulemi në tavolinë dhe bisedojmë se unë nuk jam ai djalli që ju po pikturoni. Opozita bëri atë që ai kërkoi. Siç duket opozitanuk pati këllqe për të vazhduar aksionin’- vijoi Bushati.

Madje Bushati ironizoi opozitën duke thënë se ata që protstuan me molotov janë të kënaqur që Palmeri e përshëndeti marrëveshjen.