.

Reagon ish-kapiteni i Kombëtares:Ja pse hoqa dorë nga pasaporta shqiptare

 

Altin Lala jeton prej më shumë se dy dekadash në Gjermani dhe kësisoji është detyruar të heqë dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke zbatuar edhe ligjet e vendit ku qëndron. Vetë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, duke parë edhe interpretimet që mund të bëjnë tifozët, sqaroi për “Panorama Sport” gjithçka, ndërkohë që dihet se Gjermania si vend nuk e lejon dyshtetësinë.

“Si futbollist kam luajtur duke qenë vetëm me pasaportë shqiptare. Tashmë jam i detyruar për shkak të impenjimeve të mia në jetë dhe biznes, të heqe dorë dhe të marrë pasaportën gjermane.


Kështu e ka ligji këtu në Gjermani dhe nuk kam se çfarë të bëj. Kur të bëhet ndryshimi i ligjit, që mendohet pas dy-tre viteve, ku i jepet mundësia shtetësave gjermanë për të mbajtur dy nënshtetësi, atëherë do të aplikoj sërish për të rimarrë pasaportën shqiptare. Kjo është e gjitha, çdo aludim që mund të bëhet për këtë, është i tepërt”, është shprehur Lala.

/panoramasport