.

Pas ndarjes, Robert Berisha dhe Nora Istrefi shkojnë me pushime, ja arsyeja pse u bashkuan


Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave. Pas ndarjes, në rrjet nisën të qarkullonin lajme të shumta për arsyen që e çoi çiftin drejt këtij vendimin.

Mesa duket, çifti ka lënë pas gjithçka dhe kanë vendosur t´i kalojnë bashkë disa ditë pushimesh dimërore. Arsyeja kryesore është vajza e tyre, Rene e cila po argëtohet me prindërit në dëborë në Bansko, Bullgari.

Pak ditë më parë, mësuam se Roberti është nisur me vajzën për pushime, por këtyre të fundit u është bashkuar dhe Nora. Të dy kanë ndarë momente me vajzën e tyre, e cila duket si një profesioniste e vërtetë ndërsa bën ski.