.

Do e hidhte në gjyq se e imitonte, Eni Çobani ka një kërkesë publike për Agron Llakajn


Në vitin 2018, midis Agron Llakaj dhe Eni Çobanit nisi një debat.

E gjitha nisi pas imitimit që i bënte aktori juristes në emisionin e humorit “Al Pazar”.

Në emisionin që transmetohet në Vizion Plus, Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”, ku dukej qartazi se imitonte juristen.Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili, siç thotë ajo i ka shpërfytyruar figurën e saj.

Teksa ishte e ftuar në një emision Eni deklaroi se do ta hidhte në gjyq.

 

Megjithatë kohë më vonë ajo ndryshoi qëndrim dhe gjyqi nuk u bë asnjëherë.

Historia nuk vazhdoi më tej, por ditën e sotme është kujtuar në emisionin “Rudina”.

Eni Çobani teksa ishte e ftuar në emision, u vu përballë një loje me emoji në të cilën duhej të komentonte fotot që dilnin në ekran.

Një prej tyre ishte edhe fotoja e Agron Llakajt. Sapo e pa foton Eni u shpreh se nuk do flasë shumë për të, veçse kërkon nga ai një shpjegim .

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim”– u shpreh Eni Çobani.

/iconstyle