.

Tryeza për reformën zgjedhore, vjen reagimi nga Rama:Përgëzoj rikthimin e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen e firmosur sot mes palëve për reformën zgjedhore.Rama ka përgëzuar rikthimin në tryezë të opozitës duke shtuar se të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.

Postimi i plotë

Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor?