.

Tryeza e Reformës Zgjedhore, reagon Topalli. Çfarë thotë për opozitën

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kreun e qeverisë, se po rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Në një postim në Facebook, Topalli ka komentuar tryezën e ditës së sotme të maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Sipas ish-nënkryetares së PD-së, pasi pushoi çështja në Gjykatë ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri.

“Ja keshtuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri ne krahët e njeri-tjetri”, thekson Topalli.