.

Reforma Zgjedhore flet Rudina Hajdari: Treguam se zgjodhëm rrugën e duhur


Në përfundim të tryezës mes palëve për reformën zgjedhore, bashkëkryetarja e komisionit të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, u shpreh se opozita në parlament do të vijojë betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Sot diskutuam këto plane rreth nje kuadri bashkëpunimi ne vijim. Kjo do të kërkojë konsensus nga palët por dua të thkesoj këtu se vullneti i opozitës do vijojë brenda parlamentit sa i takon ndryshimit te sistemit që shqiptaret të kenë nje kod zgjedhor dhe një sistem zgjedhor për një përfaqësim dinjitoz. Unë ju garantoj se do të luftojë deri në fund për këtë gjë.

Treguam se zgjodhëm rrugën e duhur, të shtetit, të institucioneve, shtetit të së drejtës dhe me parime te forta demokratike. Prezenca e PD dhe LSI tregon që kanë pranuar se rruga e duhur për të zgjidhur problemet ka qënë ajo institucionale dhe jo ajo me protesta e molotov, e cila nxinte imazhin e Shqipërisë. Sot PD dhe LSI pranuan që rruga që do t’i jepte zgjidhje kësaj krize ka ide dhe plane konkrete.” u shpreh Hajdari.