.

“Përshendes dorëheqjen e parevokueshme të Ramës”, ironia e Patozit me tryezën për “zgjedhoren”

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me tryezën që uli në dialog palët për reformën zgjedhore. Ironik në reagimin e tij, ndërsa poston foton nga tryeza, Patozi shkruan se përshëndet dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se nga sot gjithçka është e mundur.
“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…” -shkruan Patozi.