.

“Nxorën Dritan Dajtin për ‘vizitë mjekësore’ në Bllok”, furtunë shkarkimesh në burgun e Peqinit

Pas nxjerrjes në bllok për vizita mjekësore të të dënuarit, Dritan Dajti, Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra:
Drejtorin e IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.
Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.
Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.
Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.
Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.
Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.
Në deklartën për media të Ministrisë thuhet se pas publikimit të kësaj ngjarjeje në media janë ngritur dy gupe punëpër hetimin e çështjes.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme, që kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera kanë arritur në të njëjtat rezultate duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetësor në IEVP-në Peqin, si dhe strukturat shëndetësore e policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve./Panorama