.

“Nuk mund ta besoj, po qaj me lot gëzimi”, Alketa Vejsiu prezanton “Sanremo 2020” (Video)

Pak më parë Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin më të rëndësishëm të karrierës. Ajo ka treguar se do të jetë prezantuese e festivalit ‘Sanremo 2020” krah figurave më të rëndësishme në Itali.Ajo do të jetë bashkë me shumë figura të njohura si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno etj.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.
Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Mediat italiane kanë shkruar për përzgjedhjen e prezantueses shqiptare dhe thonë se ajo përveçse e bukur është perfeksioniste dhe meriton te jetë krah emrave të rëndësishëm.

Më tej me anë të një videoje në Instagram, Alketa tregon se kjo është ëndrra për të cilën ka punuar që 12 vjeç.”Trofeu im sot është trofe për të gjithë Shqiptarët”, shkruan prezantuesja.

Postimi i plotë
Sanremo 2020/ 70essima edizione/ Sono Felicisssimmmaaaa

Kjo eshte Endrra per te cilen ju kisha folur!
Endrra per te cilen kam punuar dhe besuar fort qe 12 vjec!
Endrra qe Frymezoi Festivalin e 58 te Kenges!
Italia qe pas Shqiperise time eshte pa as me te voglin dyshim Vendi me i Bukur ne Bote!
Teofeu im sot eshte trofe per te gjithe Shqiptaret!❤ ?? ??