.

Ndyshimi drastik i Marsela Çibukajt, këngëtarja rrëfen sekretin:Si i humba 40 kg në një vit

Këngëtarja Marsela Çibukaj ka rrëfyer në një interviste për Living, sesi humbi 40 kg për një vit, duke shtuar se është kthyer në një dietologe të vetes..
Sot me 40 kg me pak, për një periudhë 1 vjeçare, mbas një suksesi të padiskutueshëm, ajo pohon: “Tashmë jam shndërruar në dietologe dhe njerëzit më pyesin më shumë si jam dobësuar sesa si është kënga”.

Marsela më rrëfen që edhe dietologia, por dhe mësuesja e saj e kantos në Itali, vazhdimisht e kanë këshilluar të humbasë peshë, sepse është e vërtetë që historia e muzikës ka pasur Pavarottin, por është dhe e vërtetë që ka dhe Celine Dion. Prandaj, për të ndihmuar fizikisht veten, ajo ka zgjedhur sportin dhe korrektësinë në të ngrënë, duke favorizuar më shumë konsumin e frutave, perimeve, proteinave. Ushqimi mbas orës 7 të darkës, konsumi i ëmbëlsirave, alkoolit apo pijeve me gaz janë rutina të tjera nga të cilat ajo ka hequr dorë. Synimi i Marselës ishte dhe është, një regjim sa më i shëndetshëm, duke favorizuar frutat e stinës, ushqimin në shtëpi dhe jo atë të përgatitur apo konservuar. Kështu me shumë vullnet, pak nga pak, erdhën dhe rezultatet e para.

Marsela thotë që qëllimi nuk ka qenë dukja e jashtme, sepse publiku e ka vlerësuar dhe dashur dhe me kilet e tepërta. Sipas renditjes të bërë nga vetë ajo, tre janë arsyet për këtë ndryshim rrënjësor, e para vetëbesimi, sepse një regjim i shëndetshëm e indukton këtë ndjenjë, më pas riaktivizimi fizik, qe me mbipeshën ishte zhdukur, dhe se treti një përformancë më e mirë dhe praktike në skenë.

Tashmë ajo ka arritur një ekuilibër, një peshë ideale, që i përshtatet fizikut dhe fiziologjisë që ka. Humbja e kileve të tepërta e bën të ndihet mirë dhe të shijojë këtë arritje, këto ndjesi apo lehtësi që të rrethojnë, dhe që vetëm sadisfaksioni i arritjes së figurës që dëshiron, arrin të të dhurojë. Ajo më pohon ( dhe kushdo që ka vuajtur më kilet e tepërta mundet të kuptojë) që e ze gjumi me qetësi nëse nuk ka abuzuar me çokollata në orën katër të mëngjesit apo me diçka të skuqur.

Janë mjekët italianë, më saktë nutricionisti i saj që e ka shoqëruar në këtë udhëtim, duke ndryshuar dietën dhe duke analizuar vlerat e trupit të saj. Marsela e quan vetën të papërgatitur në këtë sektor dhe nuk ka dashur të rrezikojë duke marrë dieta të gatshme që gjendet edhe në faqe interneti. Më e mira është që secili nga ne, të ushqehet në baze të nevojave individuale, ndonëse, brumërat, sheqernat, pijet e gazuara dhe alkooli duhen reduktuar – thotë ajo.