.

“Mrekullia” foshnja lind pas transplantit të mitrës (VIDEO)


Falë transplantit të mitrës Jennifer Gobrecht është nënë e një fëmije.Në moshën 17 vjeçare doktorët i thanë Jennifer se ishte infertile, por ajo nuk hoqi dorë.

Transplanti i mitrës u bë. 10 ditë pasi embioni u transferua në mitrën e transplantuar Jennifer mori lajmin e mirë: Ishte shtatzënë.

Djali lindi në nëntor përmes operacionit cezarian në spitalin e universitetit të Pensilvanisë.Pas lindjes së fëmijës mitra e transplantuar u hoq.

Benjamin është fëmija i dytë në Filadelfia që lindi pas transplantimit të mitrës nga një dhurues i vdekur, tha Penn Medicine.

Në të gjithë botën janë kryer 70 transplante të mitrës dhe Benjanimi është fëmija i 8-të që lind në SHBA pa transplantit të mitrës, sipas Associated Press.