.

Luana Vjollca apo Arbana Osmani në krye të ‘Big Brother’? Zbulohet e vërteta për emisionin e shumëpritur

Prej dy ditësh po përflitej se Luana Vjollca do prezantonte “Big Brother 10”. Shkak u bë deklarata e moderatores në finalen e “Shiko kush luan”, ku u shpreh se do rikthehet së shpejti me një emision të ri. Pas këtyre lajmeve, ka folur për herë të parë, Arbana Osmani e cila ka drejtuar spektaklin për shumë vite.

Sipas saj, reality show që mbledh qindra persona para ekranit do të mungojë edhe këtë vit.

Moderatorja i dha mundësinë fansave që t’i bënin pyetje, ndër të cilat ishte “Po Big Brother nuk do ketë më nga ty, na mungon ai program me ty në krye.”
Dhe Arbana zgjodhi t’i përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mos hedhur poshtë mundësinë se në krye të saj mund të jetë Luana Vjollca.

“Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do të jem prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do të ndodhë. Ajo që di unë me siguri është që Top Channel si gjithmonë do të dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”, shkruajti Arbana.