.

“Ishte e pështirë, punonjësit nuk e vunë re”, 22 vjeçarja “shqyen sytë” nga ajo që gjen në hamburger(Foto)

Një vajzë e re ka mbetur e shokuar pasi në një hamburger të McDonald’s ka gjetur një merimangë të ngordhur të pjekur. Merimanga u gjet brenda ushqimit të partnerit të saj.

Joanna Kincaid, 22 vjeç, vizitoi një degë të restorantit të ushqimit të shpejtë në College Road në Birmingham. Ajo kishte vendosur të konsumonte hamburger bashkë me partnerin e saj Jason, por gjithçka ka shkuar keq.

Pak para se partneri i saj të kafshonte hamburgerin, çifti është neveritur pasi ka gjetur një merimangë të vogël kafe të ngulitur në një cep të bukës. Dyshja menjëherë e kthyen hamburgerin përsëri në dyqan, por nuk morën asnjë kompensim për këtë.

Ajo tha:

“Ishte e pështirë. Këmbët e merimangës kishin ngecur në bukë. Nuk e imagjinoj dot se si punonjësit e kësaj kompanie kaq të madhe, e cila u shërben si fëmijëve, edhe të rriturve, nuk e vunë re insektin në ushqim. Fatmirësisht kjo më ndodhi mua dhe jo ndonjë fëmije të vogël, i cili me shumë mundësi, nuk do ta kishte vënë re fare”.