.

Drogë dhe përdhunim? Dosja që tronditi opinionin publik. Flet motra e Drita Saliajt: Po nuk u pushkatuan, do hakmerren…

Vrasja e Drita Saliajt shkaktoi mjaft zemërim në opinionin publik. Por detajet e dosjes kanë shtuar akoma më shumë tronditjen. 51-vjeçarja nga Mallakastra jo vetëm ishte vrarë, por edhe përdhunuar.

Në dosje, një prej autorëve kishte rrëfyer se krimi ka ndodhur për pazare droge.

“Si nuk ju vjen turp gazetarëve që kanë qenë në atë shtëpi dhe e kanë parë motrën time. Motra ime nuk është marrë me hashash, motrën time e njeh gjithë fshati. Të lutem mos më flisni për hashash mua, t’u vijë turp atyre që e hapën këtë pistë. Çfarë kërkuan ata te shtëpia e motrës time. Ata e bëjnë për të lehtësuar veten tyre. Drogën mos ma përmend më mua, se e di unë që nuk ka patur, ta jap unë me 100%”, deklaroi ajo.

Dallëndyshe Kajo kërkoi drejtësi ose në rast të kundërt, ajo u shpreh se fëmijët e Dritës do të marrin hak vetë.

“Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Janë tensionuar fëmijët moj. Të lutem shteti të marrë masa. Si moj ta masakrojë, ta përdhunojë edhe qenka fëmijë. Moj ky po shkon ky shtet? I madhi ka kaluar në depresion, se mos na gjen gjë fëmijët. Të lutem duam drejtësi. Të lutem”, tha motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo për “FaxNews”.