.

A ka një pakt mes Ramës dhe Bashës për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor? Flasin politikanë dhe analistë. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Open

Qasja e fundit e Opozitës për mos-ndryshimin e sistemit zgjedhor, ka bërë që shumë analistë të ngrenë pikëpyetjet nëse ka apo jo një pakt mes Ramës dhe Bashës. Për të diskutuar rreth Reformes Zgjedhore dhe Sistemit zgjedhor në tërësi, të ftuar në Open ishin: Andi Bushati, Carlo Bolino, Endri Shabani, Ergys Mërtiri, Rudina Hajdari dhe ne lidhje direkte Kreshnik Spahiu.

Shabani dhe Bolino ju përgjigjën në këtë menyrë pyetjes nëse ka apo jo një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor.

Spahiu deklaroi i bindur se mes Bashës dhe Ramës ka marrëveshje. Ai bëri një deklaratë të fortë në Open kur tha se 3 muaj më parë Lulzim Bashës i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Bushatit, mosmbështetja e idesë për ‘lista të hapura’ nga Opozita ka një kontraditë shumë të madhe qoftë edhe me filozofinë që predikon kjo e fundit.

Bushati nuk u tregua i ashpër vetëm me Bashën por edhe me Kryemadhin për të cilën tha se genjen kur thotë se nuk ka kohë për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

E ashpër me Opozitën u tregua edhe Deputetja Rudina Hajdari e cila ka dalur nga rradhët e Partisë Demokratike. Ajo e akuzoi Opozitën reale për “impotencë” politike dhe tha se cilësia e Parlamentit Shqiptar është në nivelin më ulët në 30 vitet e fundit.

Kreshnik Spahiu e shpjegoi në mënyrë origjinale ndryshimin mes listave të hapura dhe listave të mbyllura. Më tej ai shprehu keqardhje për kryetarët e partive të vogla të cilët sipas tij kanë hequr dorë nga kauza 20 vjeçare me premtimin se do të futen në lista të sigurta për deputetë.

Endri Shabani solli një shembull nga aulat e Universitetit për të shpjeguar ndyshimin e sistemeve zgjedhore. Ai tha se me listat e hapura Kryetari i Partisë të fut në provim ndërsa me listat e mbyllura Kryetari jo vetëm që ta jep provimin por të vendos edhe 10-të.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm