.

Vullkani shpërthen në Filipine, çifti sypatrembur vijon ceremoninë e dasmës (Fotot interesante)

Çino dhe Kat Vaflor e zhvilluan dasmën e tyre në Filipine 10 milje larg vullkanit Taal dhe në momentin që ai shpërtheu.

Vullkani Taal, 37 milje në jug të Manilës në ishullin Luzon shpërtheu dhe banorët përreth u detyruan të evakuohen. Por Çino dhe Kat nuk pyetën për tymin duke zgjedhur të mos e humbasin ditën e tyre të rëndësishme.

Gjithashtu fotot e CNN tregojnë dhe pamjet fantastike të martesës ndërkohë që pas tyre vullkani Taal kërcënonte qindra jetë. Autoritet vendase bëjnë me dije se vullkani Taal po nxjerr llavë.