.

Video/ Sistem zgjedhor me lista të hapura apo të mbyllura? Shabani debaton me Mërtirin

 

Vazhdojnë debatet në Open në Top Channel teksa po diskutohet rreth sistemit zgjedhor me lista të hapura dhe me lista të mbyllura.

Debati më i madh u zhvillua mes Endri Shabanit dhe Ergys Mërtirit. Shabani tha se sistemi zgjedhor me lista të hapura na jep mundësi neve të zgjedhim.

‘Unë jam pedagog. Sistemi me lista të hapura të jep mundësinë për të hyrë në provim, ndërsa sistemi zgjedhor me lista të mbyllura të jep 10 direkt. Ne do të kemi mundësi të zgjedhim, do të kemi alternative, tashmë skemi alternativë’- tha Shabani.

Shabani u kundërshtua nga Mërtiri ku ky i fundit tha se është kryetari ai që i vendos deputetët.

‘Është prapë kryetari ai që vendos emrat e deputetëve tek listat e hapura. Listat e hapura u jep mundësi deputetëve t’i vjedhin votat e njëri-tjetrit. Kemi shembullin e Kosovës ku u desh 2 muaj që të numërohshin votat dhe prapë dolën që janë manipuluar’- tha Mërtiri.