.

Përse kirurgët veshin uniforma vetëm në ngjyrë të gjelbër ose blu?!Zbulojeni tani arsyen e fortë

E keni menduar ndonjëherë se përse kirurgët vishen me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operacionit, por asnjëherë nuk veshin uniformë të bardhë?

Arsyeja është se ngjyra e bardhë mund t’i verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të uniformave të kolegëve të tyre

Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërta të së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale dhe gjatë një operacioni kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.

Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e veshjeve të tyre jo vetëm që e përmirëson shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.
Rrjedhimisht ato i ndihmojnë t’i kushtojnë vëmendje më të madhe nuancave të anatomisë së njeriut, e cila zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme gjasat që ata të bëjnë një gabim gjatë operacionit.