.

Lidhja intime me Flor Mumajesin dhe flirtet e Romeos me Xheisarën/Si u hakmorr Jonida Maliqi, arsyet e ndarjes nga aktori

E cilësuar si ikona e modës, Jonida Maliqi ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për stilin e saj, talentin në muzikë, por edhe për lidhjet dhe ndarjet e saj të vrullshme. Ishte i bujshëm lajmi që u shpërnda me shpejtësi tre vjet më parë, për ndarjen e Jonida Maliqit me ish-bashkëshortin e saj biznesmen, Gent Prizreni, me të cilin kishte 17 vjet martesë.

Gjithmonë e treguar hermetike për jetën e saj private, këngëtarja zgjodhi të ishte transparente, duke pranuar hapur se marrëdhënia e saj prej rreth dy dekadash me Gent Prizrenin kishte marrë fund. E vendosur për të mos dhënë shumë detaje në lidhje me arsyet e ndarjes, Jonida Maliqi vendosi të ishte e bindur deri në fund: “Jeta ime personale më përket vetëm mua”.

Por, pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, zërat në media kishin filluar të përflitnin për nisjen e një romance të këngëtares, me një ndër binjakët e Al Pazar, Romeo Veshajn. Për një kohë të gjatë çifti vendosën të qëndrojnë në hije, duke mos u shfaqur publikisht, deri në momentin që videoja e bujshme e puthjes pasionante në pishinat e një resorti luksoz në Turqi morën dhenë.

Përqafuar me Romeo Veshajn, dhe puthje në pishina, tashmë Jonida Maliqi nuk e mohonte dot lidhjen e saj të re me aktorin e humorit dhe gjithçka e dyshimtë u konfirmua pas videos që u shpërnda në rrjete sociale nga MCN Radio Albania.

Vendimi për të gdhendur historinë e tyre të dashurisë në trup e bëri lidhjen të dukej më e fortë pas tatuazhit të përbashkët që bënë.Më pas, Jonida Maliqi ishte e ftuar speciale në emisonin e drejtuar nga Bora Zemani dhe vëllezërit Veshaj, duke treguar qartë në emision lidhjen intime me Romeon.

Por, ashtu siç nisi, e vrullshme dhe pasionante, ashtu edhe përfundoi. Ishte vetë Jonida Maliqi ajo që deklaroi hapur, se ishte një femër beqare, nga ana tjetër, Romeo me shpejtësi vendosi të hakmerrej, duke fshirë kujtimin më të bukur që e lidhte me këngëtaren, tatuazhin e përbashkët.
Tashmë të ndarë, pa dhënë arsye dhe shpjegime për përfundimin e romancës që u duk e zjarrtë, në median rozë, qarkullojnë dy lajme që aludojnë për arsyet që çuan në ndarjen e çifti Jonida-Romeo.

Dy arsyet Një video intime që qarkulloi me shpejtësi në rrjet, pjesë e së cilës ishin dy personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi, u bë shkas që të përflitej për një romancë të kaluar të dy këngëtarëve.

Plas “bomba” në showbiz-in shqiptar, del videoja intime e Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesit në rrugët e Parisit (VIDEO)

“Jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh”,ishte kjo një pjesë e deklaratës së Jonidës në emisionin ‘Rreze Dielli’. 2.Xheisara, këngëtarja që u përfol si vajza që u fut mes Romeos dhe Jonida Maliqin, duke ngacmuar aktorin në fjalë, është arsyeja e dytë që përflitet të jetë bërë mollë sherri për vendimin përfundimtar të ndarjes për çiftin. U eleminua nga kënga magjike, sepse Jonida Maliqi vendosi të shtypte butonin e kuq, por Xheisara Frisku nuk e la me kaq. E ftuar në ThumbOn, ajo foli për një arsye që kishte bërë, që Jonida Maliqi të hakmerrej me të, dhe ai ishte Romeo.
Por, nuk mjaftoi me aq! E ftuar në “Semafor Show”, Xheisara hodhi ‘bombën’, duke lënë të dyshohej se Romeo mund të ketë nisur vetë flirtet dhe tradhtinë ndaj Jonida Maliqit.

“Ja kisha ngacmuar Romeon?! Po ndoshta dhe ja kam ngacmuar, nuk kam dashur. Por ndoshta më ka ngacmuar dhe Romeo mua. Është bërë shumë serioze kjo pjesa e Romeos ë,”- tha Xheisara në Semafor Show.

Megjithatë, arsyet më lart, mbeten thjesht aludime, bazuar në zërat që qarkullojnë së fundmi në median rozë. Nëse janë këto dy veprimet që sollën ndarjen e çiftit Jonida-Romeo, apo ekziston diçka tjetër, kjo mbetet për t’u vërtetuar në vazhdim/Dosja.al