.

Bolino debaton me pedagogun në Open: Ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur ndryshimin e sistemit zgjedhor

 

Vazhdojnë diskutimet në Open në Top Channel për sistemin zgjedhor. Për botuesin dhe analistin Carlo Bolino 2 partitë e mëdha nuk duan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

‘Nuk e duan ndryshimin e sistemit 2 partitë e mëdha pasi ato duan të qëndrojnë në pushtet’-tha Bolino.

Për Endri Shabanin ndryshimin e sistemit e duan edhe ndërkombëtarët gjë që u kundërshtua nga Bolino.

‘Ndryshimin e sistemit nuk e kanë përmendur ndërkombëtarët, ndryshe nga ligji i dekriminalizmit dhe reformën në drejtësi. Ndërkombëtarët kanë thënë reformë zgjedhore’- tha Bolino.

‘Po reforma zgjedhore nis nga ndryshimi i sistemit. Nuk mund të dalë Merkeli të thojë vendosni këtë sistem dhe atë sistem se është shkelje sovraniteti. Ka gjuhë diplomatike’- kundërshtoi Shabani Bolinon.