.

Tragjedi në Australi: futbollisti mbytet dhe shqyhet nga peshkaqenët.Ja ç’thanë dëshmitarët


Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Twilight Beach, në Australi: Eric Birighitti, futbollisti australian 21 vjecar, ka humbur jetën, ndërsa lahej në oqean.

Sipas asaj që bëhet e ditur, futbollisti është mbytur fillimisht e më pas është sulmuar nga një tufë peshkaqenësh, që sipas atyre që ishin dëshmitarë ishin të paktën 3.

Birighitti, që kishte fituar një kampionat moshash në 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fanellën e Hastings Broncos, ishte duke u larë me disa miq të tij.

Ata që ishin dëshmitarë të tragjedisë tregojnë se djaloshin e ka marrë rryma me vete, e me shumë mundësi është mbytur e më pas është sulmuar nga peshkaqenët.Fatkeqësisht, askush nuk ka mundur të bëjë dot asgjë.