.

Aktori i njohur i ‘Portokallisë’ flet për ndarjen nga e dashura:Jeta nuk është vetëm seks, njeriu duhet të…

Ledio Lako, aktori i njohur i “Portokalli” ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Në një intervistë komike ai tregoi detaje nga jeta personale dhe pa u menduar 2 herë zbuloi se si është ndarë nga ish e dashura.

Lako tha se jeta nuk është vetëm seks dhe s’e njeriu ndonjëherë duhet edhe të komunikojë.

Ai tregoi për takimin që kishte pasur me një vajzë, kur ai e kishte pyetur për autorë të letërsisë Shqiptare, si për shembull Ismail Kadarenë dhe vajza në fjalë nuk e kishte njohur.

“Doli Ismail Kadare në televizor dhe e pyeta se kush është, më tha nuk e njoh. Pastaj e çova në radio, dinte të gjitha këngët përmendësh edhe thashë ku po shkon kjo botë. Nuk është vetëm marrëdhënie seksuale jeta, edhe do flasësh diçka,” tregoi Lako në emision.