.

“Paskemi surpriza”, Loredanën dhe Mozzik do ti shohim sërish bashkë


Pas ndarjes së bujshme që u bë publike pak muaj më parë, Loredana dhe Mozzik vendosën që të mos dilnin më bashkë në skenë.

Loredana theksoi në deklaratën e saj të ndarjes se edhe në turin muzikor “Bonnie & Clyde” do të performojë pa Mozzik.

Ata treguan se janë ndarë paqësisht dhe flasin për shkak të vajzës.

Por duket se diçka paska ndryshuar.

Në link-un ku shfaqet lista e koncerteve të Loredanës vihet re edhe emri i Mozzik.

Në mars ata janë sërish bashkë dhe do të mbajnë koncert në Gjermani./panorama