.

Pak ditë pas fitoi çmimin Golden Globe, arrestohet ‘Joker’.Ja arsyeja

Joaquin Phoenix është arrestuar gjatë protestave për ndryshimin e klimës.Arrestimi i tij vjen pak kohë pasi fitoi çmimin Golden Globe. Në pranga ra edhe aktori Martin Sheen, së bashku me 145 persona të tjerë gjatë protestës së të premtes.

Gjatë fjalimit të tij përpara protestuesve, Phoenix foli në lidhje me efektet e industrisë së mishit dhe qumështit në ndryshimin e klimës.Sipas policisë 147 protestuesit u arrestuan për demonstrimin e paligjshëm.

Që nga tetori , Jane Fonda dhe aktorë të tjerë përfshirë Sam Waterston, Ted Danson, Rosanna Arquette, Sally Field dhe Catherine Keener, janë arrestuar për mosbindje civile pasi kërkuan një marrëveshje të re për mjedisin Green New Deal.

Këtë javë, Phoenix mori pjesë në protestë, duke qëndruar përkrah Fondas.Phoenix u bë i famshëm me rolin e tij kryesor në Joker.Vetëm disa ditë më pari ai mori çmimin e aktorit më të mirë në Golden Globe./Panorama