.

Me lot në sy, Renato Mekolli i kërkon falje të ëmës në mes të emisionit


Mbrëmjen e sotme është finalja e edicionit të tretë të emisionit “Hell’s Kitchen”, ndërsa mbrëmja po sjell surpriza të mëdha.

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka ftuar në emision mamanë e tij, e cila del për herë të parë në ekran.
Renato i ka prekur të gjithë teksa me lot në sy, i ka kërkuar falje mamasë e tij për vitet që ka qëndruar larg saj.

“Unë dilja me shoqërinë se jemi të rinj dhe nuk e kuptojmë. Kur të kam dhënë lekët më ke thënë: ‘Reni mami nuk ka nevojë për lekë, mami ka nevojë ta mbështesësh, të më japësh puthje, të më duash fort, lekët nuk kanë rëndësi për mua’ dhe kjo gjë mua më ka ngelur në mendje gozhdë. Dua të më falësh nëse ju kam bezdisur, nëse nuk ju kam dhënë shumë dashuri dhe mendoj se lekët nuk kanë as edhe një vlerë. Gjëja më e shtrenjtë duhet mbajtur fort”- u shpreh Renato me lot në sy./tch