.

Luanën e ngacmoja për Marinën! Getoari hap zemrën dhe tregoi shumë gjëra për jetën private

 

Getoar Selimi ka bërë si rrallëherë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij private!

Në një intervistë për revistën Living, të cilën ai ka zgjedhur ta bëjë publike në profilin e tij në Instagram, reperi flet jetën në Tiranë, xhelozinë e përfolur dhe zgjerimin e familjes!

Janë bërë 6 vjet që Getoari jeton në Tiranë dhe ai shprehet se ka qenë gjithnjë shumë i lidhur me Shqipërinë. Lidhja u forcua kur reperi u njoh me Marinën dhe fakti që ata jetojnë në kryeqytet ishte një vendim i përbashkët.

View this post on Instagram

#lastnightwithmy?

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

“Kemi vendosur bashkë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë, dhe ku do të jetojmë. Për të dy ne është njësoj si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishme është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo”, shprehet reperi.

Ai foli edhe për fillimet e lidhjes me Marinën, kur ngacmonte Luanën për të motrën, pasi e njihte më shumë atë falë punës, si dhe kur i është dashur të bëjë rolin e përkthyesit mes familjes së tij dhe të Marinës, të cilat kanë pasur shpesh herë keqkuptime.

Por si e priti familja e Marinës reperin?

Reperi shprehet se me Luanën ka pasur më shumë komunikim, madje e ka ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm sipas tij.

View this post on Instagram

?

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

 

Por për t’u bërë baba dhe për të zgjeruar familjen çfarë mendon Getoari?

“Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur”, u shpreh reperi.

Ai foli edhe për lajmet e tipit “Geti nuk e lë Marinën të punojë” dhe tha se qeshte me Marinën sa herë që i lexonin ato:

“Njerëzit më paragjykojnë se ju dukem i ashpër, xheloz agresiv”, thotë Getoari i cili shton se i pëlqen të qëndrojë indiferent kur lexon të tilla lajme të pavërteta./iconstyle