.

Këngëtarja shqiptare deklaron se e do veten siç është: “S’dua të dobësohem!”


Në fillim ishte Adele, ajo që rrëzoi dhjetëra kilogramë e pastaj Marsela Çibukaj pati një transformim të madh, duke u kthyer në një femër super elegante që na la pa fjalë.

Në vazhdën e këtyre lajmeve, një këngëtare shqiptare pranoi se i pëlqen vetja ashtu e mbushur siç është dhe nuk do kurrësesi të dobësohet.

E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Greta Zani tregoi se gatuan shpesh dhe nuk është aspak e fiksuar me dietat apo regjimet strikte ushqimore.

“Unë s’e kam fare kompleks shëndetin. Po ta kisha, deri sot do isha dobësuar. Megjithatë, kjo më identifikon mua… biles, kur jam dobësuar njëherë, kam rënë gati 17 kilogram, më thoshin të gjithë ‘Greta shëndoshu, se e di sa keq ngjan’ dhe nuk kam tentuar më të dobësohem”, tregoi këngëtarja./tch