.

Çmimi marramendës! Kështu duket fustani i nusërisë më i shtrenjtë në botë! (Video)

Stilisti nga Egjipti, Hany El Behairy ka mbyllur sfilatën e modës me fustanin e nuserisë më të shtrenjtë në botë, shkruan Hapur.al
Ky fustan u prezantua nga aktorja egjiptjane, Mai Omar dhe ka një çmim që askujt nuk ia merr mendja.
Fustani me kristale dhe vello disa metra të gjatë ka vlerën 15 milionë dollar.
Pjesa e përparme e fustanit është më e shkurtër në mënyrë që të vërë në pah këmbët e nuses ndërsa nga pas është shumë të gjatë.Ky dizenjues është i njohur për veshjet ekstravagante, mirëpo me këtë fustan e ka tejkaluar veten.
Për këtë fustan ka pasur vetëm komente pozitive, po ju do ta vishnit?