.

E pranojnë më në fund lidhjen! Rudina Dembacaj shpreh publikisht dashurinë për Mark Frrokun (Fotot)

Rudina Dembacaj zyrtarizon lidhjen e saj të dashurisë me Mark Frroku. Pas shumë aludimeve në media, çifti ka zgjedhur më në fund të pranojë në publik lidhjen me anë të një ‘kartoline’ ku urojnë vitin e ri 2020.
Ka qenë vetë aktorja e humorit që ka postuar disa foto në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me ish deputetin dhe komenton: ‘E di qe e donit të gjithë, por e kam për vete… exluzive. Për te gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes…Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!’.