.

Armina Mevlani i habit të gjithë, nuk njeh këtë këngëtare shqiptare


Blogerja Armina Mevlani i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit që ka bërë.

Pjesëmarrëse në një lojë së bashku me këngëtaren Jonida Maliqi dhe stilistin Niko Komani, asaj i duhet të zgjidhte VIP-at e veshur më bukur.

Kur erdhi radha e Taynës, Armina u shpreh se nuk e njeh reperen. Kjo ka bërë që publiku të reagojë ndaj blogeres.

‘Ok, më falni, ndoshta nuk është mirë, por nuk e njoh’, u shpreh Armina.

‘Nuk e njeh Taynën?’, e pyeti Jonida dhe vazhdoi: ‘E njeh, e njeh po bën kot. Ka bërë atë duetin…,’ duke u përpjekur t’i kujtojë Arminës se kush është Tayna. Mirëpo Armina tundi kokën në shenjë mohimi duke treguar se nuk e di kush është.