.

Butrint Imeri hap zemrën: Flet për historinë e dashurisë me vajzën turke dhe këngën që i dedikoi


Prej më shumë se 2 vitesh në mediat rozë përflitet për një lidhje mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.

Por pavarësisht provave të shumta, dyshja e ka mohuar të ketë pasur diçka më shumë se shoqëri mes tyre dhe ndonëse Butrinti ka tentuar të jetë sa më diskret për jetën e tij private, së fundmi në emisionin “Shiko kush luan”, ka vendosur të hapë zemrën.

I pyetur nëse ndonjëra prej këngëve të tij ishte dedikim, Imeri rrëfeu se kënga “Xhanëm” është e tillë, duke zbuluar për herë të parë dhe një histori dashurie, në tentativë për të mos marrë dënimin gjatë lojës.

Artisti rrëfeu se kënga i dedikohej një vajze të huaj me të cilën ishte njohur në internet.

“Kam qenë i lidhur me një femër para katër viteve, emrin e kishte Demet, nuk është shqiptare.”-u shpreh Butrinti dhe nisur nga emri, vajza me siguri ka qenë turke.

 

Pra nëse bëjmë llogaritë, Butrinti ka qenë 19 vjeç në kohën e historisë me vajzën turke, që mesa duket i ka lënë atij gjurmë, duke qenë se në këngën “Xhanëm” që edhe titullin e ka në gjuhën turke, i këndon: “Asnjëherë nuk kam me t’lon xhanëm…”