.

‘Ktheju tokës’ arrin një tjetër sukses, Jonida Maliqi e renditura më mirë nga shqiptarët në listën e ‘Eurovision’

Kënga përfaqësuese në ‘Eurosong 2019’, ‘Ktheju tokës’ nga këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka qenë ndër të preferuarat e publikut vitin e kaluar në Izrael. Muzika dhe teksti i saj u pa se u këndua gjerësisht nga të gjithë vendasit, të cilët edhe e duartokitën performancën e Maliqit.

Së fundmi kjo këngë është bërë pjesë e listës prej 250 vendesh të të gjitha këngëve më të mira në të gjithë garën e ‘Eurovision’.

‘Ktheju tokës’ është renditur në vendin e 40-të, duke u klasifikuar në vendin më të mirë në dallim me këngët e tjera.

Eugent Bushpepa ka rënë disa vende nga klasifikimi i vitit të kaluar, por vazhdon të jetë pjesë e saj në vendin e 53-të.

Rona Nishliu është renditur në vendin e 92-të. Elhaida Dani vazhdon të qëndrojë në listë në vendin e 104. Ndërsa Kejsi Tola renditet në vendin 247-të.

Listën e kanë lënë 4 artistë shqiptarë që u bënë pjesë e saj vitin e kaluar si Eneda Tarifa, Hersi Matmuja, Luis Ejlli dhe Adrian& Bledar./revistawho.com