.

Adelina Ismaili zbulon për herë të parë arsyen e largimit nga muzika për vite të tëra


Adelina Ismaili është një nga këngëtaret më të dashura dhe mw tw talentuara të skenës shqiptare. Pavarësisht këtij fakti, artistja u shkëput për një periudhë shumë të gjatë nga muzika, duke mos zbuluar se cila arsye fshihej pas këtij vendimi.E ftuar në emisionin ‘Ndrrimi i natës’, Adelina pohoi se nuk mund të kthehej në skenë, pasi sytë e nënës nuk e shoqëronin më.

“Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kem dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”,- ka pohuar Adelina.

Kujtojmë se artistja u kthye në skenë vitin e kaluar dhe për këtë vendim ka ndikuar dhe ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë.