.

“Paqja qoftë mbi ne, jo urrejtja”, aktori Florjan Binaj përcjell mesazh special për shqiptarët

Një nga figurat më të dashura të humorit në vendin tonë, aktori Florjan Binaj ka uruar festën e Vitit të Ri për të gjithë shqiptarët, me një kartolinë të veçantë. Binaj në mesazhin e tij uron të ketë më shumë paqe, dashuri, vullnet dhe shëndet të mirë, të gjitha që i duhen një njeriu të jetë i lumtur.

“Gëzuar 2020 të gjithë shqiptarëve në rruzullin tokësor. Paqja qoftë mbi ne, jo urrejtja. Pasioni mbi inatin, dashuria mbi xhelozinë, vullneti mbi veset dhe shëndeti mbi sëmundjet. Të jemi të lidhur bashkë jo vetëm në tragjedi e ditë të zeza, por edhe në ditë të lumtura.

Ta duam Shqipërinë sepse aty u rritëm dhe aty është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë. Të ndihmojmë më të varfrit dhe të mos lejojmë më që jetët tona të peshohen nga kandari i prishur dhe plot hile i qeverive që kanë 30 vjet që e sjellin rrotull këtë popull të lashtë e plot histori. Duajeni njëri-tjetrin sepse dashuria është e vetmja forcë në univers që i bën mirë të gjithëve dhe dëm askujt. Gëzuar”, ka shkruar Binaj, duke e shoqëruar bashkë me një foto në të cilën shfaqet me familjen.