.

Mos i humbisni! Ja fotot më domethënëse që gdhendën historinë në 10 vite

Kur akrepat e orës të bashkohen në mesnatë është koha ti themi lamtumirë 2019 dhe të presim me krahë hapur 2020.Megjithatë kjo dekadë nuk mund të kalonte kurrsesi pa lënë gjurmë dhe gdhëndur në histori ngjarje të cilat po ua ilustrojmë më poshtë me foto.
Në 10 vitet që po lëmë pas, këto janë disa nga fotot më domethënëse.
Fotoja e parë që bëri mjaft bujë në fillimin e dekadës ishte ajo e princit ëilliam i Britanisë së Madhe i cili puthi gruan e tij princeshën Katerina, në Ballkonin e pallatit Buckingham në Prill 2011.

.⁣

Një tjetër moment i fiksuar në histori është ai i Presidentit Barack Obama dhe anëtarët e ekipit të tij të sigurimit duke monitoruar sulmin e Marinës, që vrau Osama bin Laden në maj 2011.⁣

Në qershor të 2015-ës Shtëpia e Bardhë u ndez me ngjyrat e ylberit për të përkujtuar vendimin e Gjykatës Supreme për të bërë të ligjshme martesat e të njëjtit seks në qershor të po atij viti.

Vrapuesi Xhamaikan Usain Bold fitoi gjysmëfinalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike në gusht të 2016.  Usai Bold arriti të fitonte në finale dhe u bë sportisti i parë që fiton 100 metra në tre Lojërat Olimpike të zhvilluara drejtëpërdrejtë.


Emma Gonzalez është një nga studentet e mbijetuara nga të shtënat ku mbetën të vrarë disa persona, nga një sulm në shkollën Parkland në Florida. Gjatë muajit mars ajo emocionoi miliona njerëz me fjalimin që mbajti për “Jetën Tonë” dhe që u shoqërua me protesta në vitin 2018. Gjithashtu ajo bëri thirrje për të krijuar një nga ligjet më të rrepta të kontrollit të armëve dhe mbajtjen e tyre larg ambjenteve të shkollës.

⁣ Në qershor 2018, Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedoi me Presidentin Donald Trump në samitin e G7 në Charlevoix, Quebec dhe kjo foto arriti te merrte vemendje jashtezakonisht te madhe.

/ Burimi CNN. Përshtati Hapur.al