.

Merr virusin e rrezikshëm në Guinea, aktori i shpëton mrekullisht vdekjes (FOTO)

 

Aktori i njohur Zac Efron u përball me një virus shumë të rrezikshëm ndërkohë që po xhironte një dokumentar në Guinean e Re.

Sipas mediave të huaja, aktori 30-vjeçar ndodhej në Guinea në mes të muajit Dhjetor ku po xhironte dokumentarin “Vrasja e Zac Efron” në të cilin kaloi 21 ditë në xhungël.

Gjatë këtyre xhirimeve Efron u përball me një infeksion, i cili i ka rrezikuar jetën. “Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan betejën për jetën e tij për disa ditë me radhë,”- u shpreh një burim i afërt pranë Efron.

Pasi u arrit stabilizimi i gjendjes së tij mjekët vlerësuan të sigurt daljen e tij nga spitali. Më pas Efron u kthye në Amerikë ku do të rekuperohet. Aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit.