.

“Ja kush ma ka kaluar për fustane”, Alketa Vejsiu publikon fotot pas kritikave

Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes pas “Festivalit të Këngës në RTSH”.Një prej detajeve për të cilën përdoruesit e rrjeteve sociale komentuan shpesh ishin fustanet e shumtë, që Alketa ndërroi gjatë mbrëmjes.

Këtë moderatorja e kishte bërë të ditur që para festivalit me një postim ku shkruante se do vishte 12 fustane. Pas kritikave të shumta, Alketa ka reaguar me disa postime në Instastory.

Ajo ka treguar se edhe prezantuesja e “Sanremos”, Michelle Hunziker ka ndërruar shumë fustane, madje më shumë se Alketa. “Ja kush ma ka kaluar për fustane “- shkruan prezantuesja e njohur.