.

Aktorja e njohur shqiptare: Si më tradhtoi burri, edhe pse kemi 3 fëmijë bashkë

 

Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri ka rrëfyer për publikun detaje nga jeta e saj private.

Bukuroshja 34-vjeçare ka treguar se ajo ka 7 vite që është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe 3 fëmijë: dy vajza dhe një djalë.

Sipas asaj që rrëfeu vetë Arjola, ndarja e saj nga babai i fëmijëve ka ardhur për shkak se ai e ka tradhëtuar me një tjetër dhe siç pranoi publikisht ndonëse tani pas 7 vitesh e ka zemrën të shëruar, në vitet e para pas ndarjes ka vuajtur shumë.

Demiri, e cila njihet për deklaratat e saj të drejtpërdrejta por edhe për rolet e saj që kanë bërë gjithmonë zhurmë, sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “I love Tropoja” dhe prej disa muajsh është e angazhuar edhe në shoën e përjavshëm të humorit “Portokalli”.