.

Merret vendimi/Tërmeti “u heq”darkën e Vitit të Ri, s’ka bonus për pensionistët


Pas administratës e cila nuk do të marrë shpërblimet e fundvitit, edhe pensionistëve u është hequr bonusi i përvitshëm.

Qeveria dhe Ministria e Financave kanë vendosur të mos bëjnë një akt normativ të dytë për rishikimin e buxhetit, pasi s’ka të ardhura.

Sipas Report TV që i referohet burimeve nga MFE nuk do të ketë rishikim buxheti në një situatë të tillë dhe nuk ka më kohë për të bërë ndërhyrje në buxhet.

Arsyeja kryesore është mungesa e të ardhurave, mosrealizimi i planit i pafavorizuar si dhe tërmeti i 26 nëntorit që çoi në mos rishikim të buxhetit aktual në këtë drejtim. Vitin e kaluar pensionistëve u janë dhënë nga 50 mijë lekë të vjetra, aq sa kushton gjeli i darkës së Vitit të Ri./reporttv