.

“Qofshin festa të qeta”, pas tërmetit tragjik, Eni Vasili jep mesazhin prekës për shqiptarët (FOTO)

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj, një foto ku duket pema e zbukuruar në këtë prag festash.

Gazetarja ka zgjedhur të përcjellë një mesazh krahas fotove të pemës duke na kujtuar se edhe pse kemi pësuar një tronditje pas ngjarjes së 26 nëntorit, ne sërish duhet të kemi forcën për tu ringritur dhe për të ecur përpara.
“Më në fund e gjeta kohën dhe pse me shumë vonesë. Një mënyrë për të harruar zinë që 26 nëntori na la në zemër. Mendimi shkon natyrshëm tek çdo familje që humbi të dashurit dhe kanë tashmë pasiguri për jetën me shpresën se do gjejnë forcë për të përballuar këtë provë të vështirë që u vuri përpara jeta dhe fati. Qofshin festa të qeta për të gjithë ata që disi mund t’i rikthehen normalitetit”, ka shkruar Eni përkrah postimit të saj.