.

Burri i ministres Shahini merr postin e rëndësishëm në Kosovë


Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate, në krye të kësaj partie u zgjodh Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres Besa Shahini.

Në garë për kreun e partisë ishin edhe kandidatë të tjerë të cilët ishin tërhequr.

Kujtojmë se sot tashmë ish-kryetari i PSD-së, kishte konfirmuar dorëheqjen e tij, me arsyetimin se ai ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Shpend Ahmeti sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Sot kjo parti është duke mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e partisë.