.

“Është e nevojshme të themi ‘më fal'”, Grida Duma zbulon mesazhin që i erdhi nga mikja e saj gazetare natën e tërmetit

“Nëse goditja e tërmetit, solli zinë e humbjes së jetëve njerëzore, dhimbja dhe përpjekja për të rehabilituar traumën do vijojë gjatë”.

Keshtu thote ish-deputetja e PD-se, Grida Duma, teksa ka ndare me ndjekesit e saj ne Facebook momentet nga fjala e mbajtur ne ceremonine e ndarjes se çmimit per Edita Tahirin, e perzgjedhur nga Albanian Excellence, si pjese e grave që bëjnë shqiptarinë.
“Nuk më hiqet nga mendja që natën e tërmetit ndërsa telefonoja të afërm ti pyesja, një gazetare mike e imja të cilës nuk do tia përmend emrin, duke lënë mënjanë që isha mikja e vet tha me mllef dhe me duf :-Ju politikanët e keni fajin, me mëkatet e politikës na u gjend ky tërmeti. E kuptova se çfarë donte të më përcillte, fliste për një energji negative, që ndoshta politika në tërësi ia ka borxh këtij vendi”- tregon Duma, duke dhene bashke me kete rrefim edhe nje mesazh shume te forte, qe vlen per kedo.

“Unë mendoj që është e nevojshme që ndoshta edhe për gjëra që personalisht nuk i kemi bërë, por për atë që përfaqësojmë sepse jemi dhe ne në politikë, duhet të themi “më fal”- thote ajo.

Postimi i Grida Dumës

Nëse goditja e tërmetit, solli zinë e humbjes së jetëve njerëzore dhimbja dhe përpjekja për të rehabilituar traumën do vijojë gjatë.

Albanian Excellence, një organizatë që mbështet shqiptarët e arrirë kudo në botë, organizoi një darkë homazh ku dhënia e çmimeve për gratë më të mirënjohura shqiptare, të ishte një angazhim me ndihmë për familjet e dëmtuara.

Pata kënaqësinë t’I dorëzoj çmimin e grave që bëjnë shqiptarinë, znj. Edita Tahiri, një grua që ka shenjuar jo vetëm politikën shqiptare, por historinë.

Pjesë nga fjala e mbajtur para dhënies së çmimit:

“…. Jua them me siguri të plotë që Edita Tahiri është elita e politikës shqiptare.
Vetë Edita tha:” Ka disa njerëz që i bëjnë gjërat për idealizëm.” Unë e di që kur e themi ne politikanët këtë, besohemi pak.
Dikush më shkruante mbrëmë: Zonja Duma, keni ardhur e nuk keni bërë asgjë. i shkruaj – Nuk na takon ne politikanëve të tregojmë kemi dhënë ndihma apo jo. Është e shëmtuar, më mirëkuptoni” Ndërsa vajza vijoi të më shkruante sërish me një ton të mllefosur ndaj politikës. Nuk më hiqet nga mendja që natën e tërmetit ndërsa telefonoja të afërm ti pyesja një gazetare mike e imja të cilës nuk do tia përmend emrin, duke lënë mënjanë që isha mikja e vet tha me mllef dhe me duf :-Ju politikanët e keni fajin, me mëkatet e politikës na u gjend ky tërmeti. E kuptova se çfarë donte të më përcillte, fliste për një energji negative, që ndoshta politika në tërësi ia ka borxh këtij vendi.
Unë mendoj që është e nevojshme që ndoshta edhe për gjëra që personalisht nuk i kemi bërë, por për atë që përfaqësojmë sepse jemi dhe ne në politikë, duhet të themi “më fal”. Pikërisht për këtë kam mirënjohje për Flora Nikollën, për një gjë të madhe, sepse ofron një model, për t’iu gëzuar disa gjërave të mira në këtë vend. Dhe ne e kemi shumë të vështirë këtë.
Nga ana tjetër sigurisht kam bindjen që nuk ka faje kolektive, nuk ka përgjegjësi kolektive, Ashtu si bindjen që Shqipëria, një vend i vogël po ta shikosh në hartë, shumë i madh po ta shikosh në dritare, bëhet vetëm duke mbështetur këto modele suksesi.
Zonja Tahiri, një grua që vjen nga një familje me pesë fëmijë, midisi Kukësit dhe Prizrenit, rritur në kushte të vështira. Lindi kur babain ia burgosën nuk e njohu, e burgosën për arsyjen se goditiduke thënë që Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë.

Ma lejoni emocionin të them, ajo lufton sot ende për të njëjtin ideal.
Shumë kohë ka kaluar, ndoshta nuk duhet të ishte njësoj, por fakti që ajo vijon e bën këtë betejë me shpresë dhe kënaqësi e me këtë pozitivizëm, pa renditur katastrofat dhe fatkeqësitë është mirënjohje e plotë për të..

Albania Exellence

Nëse goditja e tërmetit, solli zinë e humbjes së jetëve njerëzore dhimbja dhe përpjekja për të rehabilituar traumën do vijojë gjatë. Albanian Excellence, një organizatë që mbështet shqiptarët e arrirë kudo në botë, organizoi një darkë homazh ku dhënia e çmimeve për gratë më të mirënjohura shqiptare, të ishte një angazhim me ndihmë për familjet e dëmtuara. Pata kënaqësinë t’i dorëzoj çmimin e grave që bëjnë shqiptarinë, znj. Edita Tahiri, një grua që ka shenjuar jo vetëm politikën shqiptare, por historinë. Pjesë nga fjala e mbajtur para dhënies së çmimit:"…. Jua them me siguri të plotë që Edita Tahiri është elita e politikës shqiptare. Vetë Edita tha:" Ka disa njerëz që i bëjnë gjërat për idealizëm." Unë e di që kur e themi ne politikanët këtë, besohemi pak. Dikush më shkruante mbrëmë :Zonja Duma, keni ardhur e nuk keni bërë asgjë. i shkruaj – Nuk na takon ne politikanëve të tregojmë kemi dhënë ndihma apo jo. Është e shëmtuar, më mirëkuptoni” Ndërsa vajza vijoi të më shkruante sërish me një ton të mllefosur ndaj politikës. Nuk më hiqet nga mendja që natën e tërmetit ndërsa telefonoja të afërm ti pyesja një gazetare mike e imja të cilës nuk do tia përmend emrin, duke lënë mënjanë që isha mikja e vet tha me mllef dhe me duf :-Ju politikanët e keni fajin, me mëkatet e politikës na u gjend ky tërmeti. E kuptova se çfarë donte të më përcillte, fliste për një energji negative, që ndoshta politika në tërësi ia ka borxh këtij vendi. Unë mendoj që është e nevojshme që ndoshta edhe për gjëra që personalisht nuk i kemi bërë, por për atë që përfaqësojmë sepse jemi dhe ne në politikë, duhet të themi "më fal". Pikërisht për këtë kam mirënjohje për Flora Nikollën, për një gjë të madhe, sepse ofron një model, për t'iu gëzuar disa gjërave të mira në këtë vend. Dhe ne e kemi shumë të vështirë këtë. Nga ana tjetër sigurisht kam bindjen që nuk ka faje kolektive, nuk ka përgjegjësi kolektive, Ashtu si bindjen që Shqipëria, një vend i vogël po ta shikosh në hartë, shumë i madh po ta shikosh në dritare, bëhet vetëm duke mbështetur këto modele suksesi. Zonja Tahiri, një grua që vjen nga një familje me pesë fëmijë, midisi Kukësit dhe Prizrenit, rritur në kushte të vështira. Lindi kur babain ia burgosën nuk e njohu, e burgosën për arsyjen se goditiduke thënë që Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë. Ma lejoni emocionin të them, ajo lufton sot ende për të njëjtin ideal. Shumë kohë ka kaluar, ndoshta nuk duhet të ishte njësoj, por fakti që ajo vijon e bën këtë betejë me shpresë dhe kënaqësi e me këtë pozitivizëm, pa renditur katastrofat dhe fatkeqësitë është mirënjohje e plotë për të..

Publiée par Grida Duma sur Samedi 14 décembre 2019