.

“Çdo qindarkë do të shpenzohet me ndershmëri”- Paralajmëron Rama: Abuzuesit do të shporren nga radhët tona dhe…


Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se fondet për rindërtimin pas tërmeti tragjik që goditi vendin, do të përdoren me ndershmëri, ndërsa paralajmëroi për ndëshkim të çdo abuzuesi.

Në një video mesazh në facebook, Rama tha se do të verifikohet çdo akuzë për abuzim, ndërsa theksoi se do të dalë para drejtësisë kushdo që do të abuzojë.

“Nuk dua t’ju rrokanis kokën me shumë llafe, por dua t’ju siguroj që unë do bëj çmos që çdo qindarkë të shpenzohet me mençuri dhe ndershmëri.

Do bëj çmos që këtë krizë ta kthejmë në një mundësi të madhe për të krijuar shembuj kuptimplotë të rilindjes urbane dhe sociale. Ju lutem të keni besim dhe durim.

Për çdo akuzë që do dëgjoni të jeni të bindur se unë do kërkoj verifikimin dhe argumentimin e saktë të çdokujt që mund të akuzohet dhe nëse ka vërtetë bazë do merren masa që çdo abuzues të shporret nga radhët tona dhe të vihet para drejtësisë”, tha Rama.

 

/panorama